PDK emëron kandidatin edhe për Fushë Kosovë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj sot ka prezantuar kandidatin për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava.

Hoxhaj gjatë një takimi që pati me degën e PDK-së në Fushë Kosovë tha se Rrahimi është ai që do t’i thotë “boll mo” degradimit në këtë komunë.

“Jam këtu që në emër të strukturave të PDK-së këtu në Fushë Kosovë, të shpall kandidaturën për Rrahim Tërnava për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës. Nuk njoh një komunë që përkundër asaj që është ndërtuar dhe zhvilluar shumë, qytetarët janë të pasigurt në jetën e tyre si në komunën e Fushë Kosovës. Prandaj Rrahim Tërnava është ai për t’i thënë boll mo degradimit në Fushë Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey