PDK gati për konventën e 10-të, vetëm Memli Krasniqi kandidat për Kryetar

Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka kryer të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Konventës së dhjetë për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Kandidaturën për kreun e PDK-së e ka shpallur vetëm nënkryetari i deritashëm, Memli Krasniqi.

PDK ka publikuar edhe logon zyrtare të kësaj Konvente.

Sekretari elektoral i PDK, Betim Gjoshi e ka postuar logon e Konventës së PDK-së ku ka shkruar se tashmë gjithçka është gati.

Logoja e dhjetë e PDK-së e ka një detaj tek mbyllja e zeros tek numri 10 ku është shfaqur koka e shqiponjes që është simbol i flamurit kombëtar e që PDK e ka futur si pjesë të identitetit të ri të imazhit të saj gjatë brendimit.

Konventa e dhjetë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë do të mbahet të shtunën (3 korrik 2021) nga ora 09:30.

Kjo Konventë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të jetë ceremoniale dhe ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.

Në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00,
kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey