PDK-ja akuzon Vetëvendosjen për kapjen e Kuvendit nga “Syri i Popullit”

Sharing is caring!

Këtë person kush e ka parë,lajmëroni policinë

PDK-ja akuzon Vetëvendosjen për kapjen e Kuvendit nga “Syri i Popullit”, Konjufca të tregojë lidhjet familjare me të dënuarin Ramabaja.

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, ka kërkuar sqarime nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca për lidhjet e tij familjare me anëtarin e dënuar të “Syrit të Popullit”, Sadri Ramabajën.

Në komunikatë thuhet se Kuvendit të Kosovës i është dhënë karakter parapolitik, në këtë formë duke e quajtur Konjufcën si ideolog i organizatës “Syri i Popullit”.

Madje, sipas PDK-së, Konjufca po e mbron veprimtarinë e kësaj organizate.

Komunikata e plotë:

Grupi Parlamentar i PDK-së, shpreh indinjatë për karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste “Syri i Popullit”, Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca, i cili ka lidhje të ngushta familjare me ish asamblistin dhe ish kandidatin për deputet të VV-së, Sadri Ramabajën, të dënuarin e “Syrit të Popullit”, duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë at’entat.

Me heshtjen e saj, Vetëvendosje po rikonfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë – se “Syri i Popullit” është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs.

PDK kërkon të ruhet frym a dhe karakteri demokratik i Kuvendit të Kosovës nga çfarëdo individi që asocohet me këtë organizatë terroriste.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey