PDK pro faljes së gjobave gjatë pandemisë, Hamza: Mos i ngatërroni me tatime

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur në interpelancën e Kuvendit që po mbahet në lidhje me faljen e gjobave ndaj bizneseve gjatë pandemisë në Kosovë.

Ai ka thënë se gjendja ekonomike është e rëndë dhe këtë e dëshmon niveli negative i normës së ngritjes ekonomike, e cila është më e madhja nga të gjitha vendet e rajonit.

Hamza ka falënderuar të gjitha bizneset të cilat paguajnë tatimet me rregull, por që kanë paguar edhe gjobat që i kanë marrë gjatë pandemisë, transmeton lajmi.net.

“Nuk duhet të ngatërroni tatimet me gjobat”, ka thënë Hamza, pasi që ministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se falja e gjobave dhe tatimeve të bizneseve ndaj ATK-së, mund të krijojnë kaos.

Nga VV kanë deklaruar se falja e gjobave mund të nxitë bizneset që të mos paguajnë gjobat e tatimet ndaj shtetit, por kjo është kundërshtuar nga deputeti i PDK-së, Bedri Hamza.

“Në asnjë rast nuk duhet që kjo të kuptohet si precedent që do të përsëritet, edhe pse shumë vende të zhvilluara i lirojnë nga obligimet bizneset”, ka thënë Hamza.

Tutje, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ende nuk ka zbatuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Ligji i miratuar në këtë Kuvend për Rimëkëmbjen Ekonomike ka synuar të ndihmojë sektorin privat dhe ka paraparë 30 milionë euro për të gjithë të punësuarit që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë. Me ketë ligj është liruar nga tatimi edhe lënda e parë e importuar në vendin tonë. Pyetja është pse nuk po zbatohet ky ligj? Neve mund të mos na pëlqejë ligji në fjalë dhe mund të mos pajtohemi me të, por duhet ta zbatojmë”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se Kuvendi po kërkon nga Qeveria që të falen gjobat për bizneset, ose në të kundërtën Kuvendi ndërmerr nismë ligjore.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey