PDSH filloi fushatën zgjedhore për Tetovën

Partia Demokratike Shqiptare njoftoi se përmes një komunikate se ka filluar fushatën zgjedhore për zgjedhjet për këshilltarë në komunën e Tetovës, që do të mbahen më 20 gusht.

Kjo parti fushatën e filloi tek gjimnazi i Tetovës. “Në këtë takim u promovua lista e kandidatëve për këshilltar komunal me ç’rast para të pranishmëve fjalim mbajtën kandidatët për këshilltar Besart Asllani, Fatime Kuçi dhe bartësi i listës Visar Palloshi të cilët shpalosën problemet me të cilat vazhdon të ballafaqohet kryeqendra e shqipatrëve Tetova dhe premtuan zgjidhje të këtyre problemeve. Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi i cili i’u drejtua të pranishmëve me një fjalim rasti dhe kandidatëve për këshilltar i’u uroj suksese në fushatë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey