PDSH përgatitje për zgjedhjet lokale, Thaçi takoi Bexhetin dhe Sadikun

Sadi Bexheti për komunën e Tetovës dhe Azem Sadiku për komunën e Studeniçanit janë kandidatët e PDSH-së që do të garojnë për zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka takuar Bexhetin dhe Sadikun, përfshirë edhe një pjesë të kryesisë, për të nisur parapërgatitjet për zgjedhjet lokale.
Thaçi kohë më parë deklaroi se deri më tani nuk ka biseduar për një koalicion të mundshëm për lokalet, por bëri të ditur se është i gatshëm që të bisedojë me të gjithë, përveç se me BDI pasi që sipas tij pikërisht nga ata ka ardhur e keqja.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë edhe kandidati të bisedojë me të gjithë forcat politike përvç BDI-së që ta mbështesin pasi që plani jonë është promovimi i kandidatit më pas fushata edhe kur të zgjidhet të jetë përfaqësues i qytetarëve jo i PDSH-së”, ka theksuar kreu i PDSH-së.
PDSH pritet që në zgjedhjet e tetorit të dal me kandidatët e saj në disa komuna.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey