PDSH po përgatitet për Kongres

Partia Demokratike Shqiptare do ta mbajë Kongresin e VIll partiak më 7 korrik, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Këshilli për organizimin e Kongresit mbajti mbledhjen e rradhës ku u vendos se Kongresi i VIll PDSH-së do të mbahet me 7 korrik 2022 në “Pallatin e kulturës” në Tetovë.

Gjithashtu, ju informojmë se pas fazës së evidentimit të anëtarësisë, gjatë kësaj periudhe deri në mbajtjen e Kongresit, PDSH do të vazhdojë me strukturimin e nëndegëve dhe degëve të partisë duke organizuar kuvende zgjedhore”, thuhet në njoftimin e PDSH-së. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey