PDSH promovoi kandidatin e saj për kryetar të komunës së Çairit

Partia Demokratike Shqiptare mbajti kuvendin e degës së Çairit. Në këtë kuvend u vendos që kandidat për kryetar të komunës Çair të jetë veprimtari i njohur Misin Gradinaj. Në këtë kuvend gjithashtu u zgjodh edhe kryetari i degës z.Neçko Koxha si dhe shtatë anëtarë të Kuvendit Qendrorë të PDSH-së nga kjo degë.

Në këtë kuvend ishte i pranishëm edhe Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi i cili në fjalën e rastit u shpreh: PDSH-ja paraqet shpresën e vetme që me kandidimin e z.Misin Gradinaj, bashkë me grupin e këshilltarëve, Çairit t’i kthehet shpresa e humbur dhe të luftohet getoizimi në të cilën ndodhet si pasojë e keqqeverisjes për një periudhë të gjatë nga struktura të korruptuara të cilat Çairit i sollën vetëm mjerrim, dhune dhe reket.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey