Partia Demokratike Shqiptare dega Tetovë sot mbajti kuvendin zgjedhor ku u zgjodh kryetari i degës dhe kryesia e re.
Sipas komunikatës partiake, në këtë kuvend u miratua edhe lista e delegatëve për Kongresin e VIII të Partisë Demokratike Shqiptare që do të mbahet me datë 07.07.2022.
Kryetar dege u zgjodh Hadi Iljazi.
Punimet e kuvendit i ndoqi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi me çrast mbajti një fjalim para kuvendarëve.(INA)