Pearson: Marrëveshja e Ohrit, projekt se si jetohet bashkë

Pjesëmarëse e Panelit të tretë në konferencën “Përtej Ohrit”, Brenda Pearson ka folur mbi rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj, jetën e përbashkët mes komuniteteve në vend si dhe rolin e Bashkësisë Ndërkombëtare në zgjidhjen e krizës në vend.

“Kënaqësi e madhe të jem përsëri këtu në mesin e miqëve nga vitet e hershme, unë do të doja që të filloj me urimet për 20 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, jemi këtu që të flasim për 20 vjetorin por mendoj se është shumë e rëndësishme që të rikujtojmë ato 10 vitet më herët sepse mund të thuhet se është një progres i jashtëzakonshëm që nga konflikti i vitit 2001 kur edhe ishim të fokusuar në sigurinë e Maqedonisë, pastaj relacionet me vendet fqinje si Bullgarinë dhe Greqinë, por edhe çështja me Kosovën, gjë që ka shumë dallim nga viti 1991 deri në vitin 2001, gjatë kësaj kohe të fokusohemi në zhvillimin e vendit por edhe rajonit si dhe demokratizimin e institucioneve, atë që kemi përfunduar është që Bashkësia Ndërkombëtare ka marrë si shembull me atë se çka ka ndodhur nëpër botë, do të merrja shembuj plot nëpër botë por maqedonasit dhe shqiptarët duhet të shohin të tjerët në anën njerëzore sepse mendoj që media luan rol destruktiv dhe mendoj se 2001 ka pasur shumë rëndësi që media të tregojë vizionin e vendit, dua të them se ky është projekt në mbarim e sipër dhe të mendohet për një qeverisje sa më të mirë dhe të gjithë të jetojnë së bashku duke përkrahur njëri tjetrin”, është shprehur kështu Brenda Pearson në fjalimin e saj gjatë konferencës “Përtej Ohrit”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey