Peja shpallet kampione e Superligës së Kosovës në volejboll

Klubi i volejbollit, Peja është kampion i edicionit 2020/2021 në Superligën e Kosovës në volejboll.

KV Peja ka fituar ndeshjen e tretë të “Play Off-it” në elitën e volejbollit tek meshkujt, duke mposhtur Dritën 3 me 2 (18:25; 25:22; 20:25; 25:18; 15:4), transmeton lajmi.net.

Në fakt, Peja e mposhti Dritën me rezultat 3-2 në sete dhe në tërësi 3-0 në serinë e fialeve të “Play Off-it”, pejanët në gjysmëfinale eliminuan skuadrën Golden Eagle Theranda.

Në një ndeshje shumë interesante, fituesin e ka përcaktuar tie-break, duke e vazhduar dramën në pesë sete.

Peja me ketë sukses, arrin të fitojë trofeun e dytë këtë edicion, pas triumfit edhe në Kupën e Kosovës në volejboll te djemtë.

Në tabelën e Superligës, Peja u rendit e dyta me 36 pikë, dy më pak se lideri Ferizaj, por që në duelet e “Play Off-it”, pejanët ishin tejet efikasë duke bërë që me paraqitje fantastike të fitojnë titullin kampion.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey