Pelegrinët e krimit

Muhamer Pajaziti

Disa politikanë nga Maqedonia, kohë më parë veshën Ihram-in, dy petka të bardha për të kryer ritualet e Haxhit në Mekë.

Ata u bënë haxhinjë dhe në sytë e votuesve shiheshin me admirim, si besimtarë të devotshëm.

Por, së shpejti doli në pah se ato petkat e bardha kishin për qëllim të mbulonin qëllimet e tyre të zeza e të errëta për të vjedhur e zhvatur popullin.

A ka më keq dhe më hipokrizi se të manipulosh me fenë për të vjedhur dhe për të përvetësuar pasuri, pa mund e pa djersë.

Kujdes nga hipokritët që sillen si besimtarë të devotshëm, e veprat e tyre janë larg asaj që predikon Feja Islame.

Në të vërtetë Haxhi e forcon imanin, e edukon shpirtin dhe jo e kundërta.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey