Pendarovski: Me dekada kemi ngecur në luftën kundër korrupsionit dhe pabarazisë

“Korrupsioni është gjeneruesi më i madh i padrejtësisë dhe pabarazisë, dhe si pasojë edhe pengesa më e madhe për zhvillimin demokratik të vendit”.

Këtë e tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas tij, besimi i ulët në institucionet gjyqësore është pasojë e besimit të përhapur tek qytetarët se ryshfeti është vendimtar për rezultatin e proceseve gjyqësore, apo se është e pamundur të dalësh nga labirinti gjyqësor pa i njohur njerëzit e duhur në pozicionet e duhura. “Por kur qytetarët humbasin besimin te drejtësia, ata në fakt humbasin besimin në vendin e tyre”, tha Pendarovski.

“Ligjet që nuk vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë gjenerojnë jo vetëm pabarazi ligjore, por edhe socio-ekonomike dhe politike. Korrupsioni i kthen të drejtat për të gjithë në privilegje për të paktët dhe detyrat në të drejtën për të zgjedhur, pasi ata që mund të japin ryshfet marrin përparësi në..

“Korrupsioni është gjeneruesi më i madh i padrejtësisë dhe pabarazisë, dhe si pasojë edhe pengesa më e madhe për zhvillimin demokratik të vendit”.

Këtë e tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas tij, besimi i ulët në institucionet gjyqësore është pasojë e besimit të përhapur tek qytetarët se ryshfeti është vendimtar për rezultatin e proceseve gjyqësore, apo se është e pamundur të dalësh nga labirinti gjyqësor pa i njohur njerëzit e duhur në pozicionet e duhura. “Por kur qytetarët humbasin besimin te drejtësia, ata në fakt humbasin besimin në vendin e tyre”, tha Pendarovski.

“Ligjet që nuk vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë gjenerojnë jo vetëm pabarazi ligjore, por edhe socio-ekonomike dhe politike. Korrupsioni i kthen të drejtat për të gjithë në privilegje për të paktët dhe detyrat në të drejtën për të zgjedhur, pasi ata që mund të japin ryshfet marrin përparësi në shërbimet publike. Në çdo transaksion korruptiv të parave dhe pushtetit, çmimin më të lartë e paguajnë të varfërit dhe të pambrojturit, të cilët nuk kanë as para për ryshfet dhe as fuqi për të shlyer favorin. Me fjalë të tjera, korrupsioni sakrifikon të mirën e përbashkët për interesin personal dhe për interesin e elitave”, tha Pendarovski.

Ai theksoi se pabarazia thellon mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe nuk ka situatë më të rrezikshme për një vend sesa ndjenja e qytetarëve se sistemi që duhet të punojë për ta.

Në fjalën e tij ai foli për punën e Komisionit Kundër Korrupsionit që “tregon se lufta kundër korrupsionit nuk është e humbur dhe se nuk duhet humbur për hir të secilit prej nesh”. Mirëpo, sipas tij, “për të qenë konsekuent në atë luftë nuk duhet të anashkalohen rekomandimet dhe vërejtjet e Komisionit”.

Loading...