Pendarovski mesazh urimi Macronit: Do të vazhdojmë me bashkëpunimin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka uruar Emmanuel Macronin për rizgjedhjen si president i Francës, transmeton TV21.

Pendarovski tha se fitorja e Macronit është zgjedhje proevropiane në kohë sfidash dhe shpreson se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës do të vazhdojë.

“E uroj Emmanuel Macronin për fitoren në zgjedhje presidenciale. Kjo fitore vjen në kohë sfidash, ku zgjedhja proevropiane është vërtetë domethënëse. Shpresoj se do të vazhdojmë me bashkëpunimin për çështjet që i afrojnë vendet dhe popujt tanë”, shkroi Pendarovski në Twitter.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey