Pendarovski në Podgoricë në takime me Gjukanoviqin, Krivokapiqin dhe Abazoviqin

Presidenti Stevo Pendarovski sot paradite me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake u prit në Podgoricë nga presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, me çka e filloi vizitën dyditore zyrtare në Mal të Zi.

Dy presidentët do të mbajnë tet-a-tet takim, pas çka është paraparë takim plenar të delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe konferencë e përbashkët për shtyp e Pendarovskit dhe Gjukanoviqit..

Gjatë vizitës, Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin malazez Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër dhe kryeministër i mandatuar në Qeverinë e re të Malit të Zi.

Nesër në Tivar do të mbahet ceremoni solemne, në të cilën presidenti Pendarovski do t’ia dorëzojë një pllakë përkujtimore të Vladimir dhe Kosara presidentit malazez Gjukanoviq, në shenjë të miqësisë së fuqishme dhe lidhjeve kulturore-historike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey