Pendarovski: Nuk e kemi parë propozimin francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut

I pyetur se çfarë përmban propozimi francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, presidenti i vendit Stevo Pendarovski tha se nuk ka informacione për këtë çështje, përcjell TV21. Pendarovski tha se nuk do të komentojë politikën e brendshme të Bullgarisë.

“Ne këtu në Shkup nuk kemi parë propozim francez, ne flasim me kolegët tanë bullgar, për këto bisedime kohë pas kohe jeni të informuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam asnjë qëllim që të komentojë se çfarë po ndodh në Sofje, ajo është dinamikë e brendshme e tyre në politikë”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndryshe, mediumet bullgare mëngjesin e sotëm njoftuan se kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey