Pendarovski përshëndet marrëveshjen Zaev – Mickoski për shtyrjen e regjistrimit

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë shpalosur qëndrimet lidhur me situatën me pandeminë me COVID-19 si dhe për marrëveshjen e fundit midis krerëve të LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, përcjell INA.

Pendarovski përshëndeti marrëveshjen Zaev – Mickoski duke theksuar se edhe ai kishte propozuar më parë shtyrjen e regjistrimit të popullsisë. “Përshëndes marrëveshjen Zaev – Mickoski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë. Më gëzon kjo marrëveshje dhe pres të shoh implementimin e marrëveshjes. Si[ kam propozuar muajt e fundit, nëse rëndohet situata me COVID-19, shtyrja e regjistrimit nuk do të përbënte asnjë dëm”, theksoi Pendarovski, përcjell INA.

Ai theksoi se duhet të arrihet përparim edhe për Ligjin për shtetësinë.“Pres në takimin e nesërm me partitë për ligjin për shtetësinë që të ketë kompromis. Nuk është mirë që për një propozim të opozitës të bllokohen institucionet, por nuk është mirë që qytetarë që jetojnë këtu dhe nuk kanë të zgjidhur të drejtën e shtetësisë”, theksoi presidenti Pendarovski.

Ai theksoi se të gjithë funksionarët shtetërorë do të regjistrohen në faqen për vaksinim për të pritur terminet për vaksinimit, pasi që kështu në këtë mënyrë sipas tij, do të evitohen keqpërdorime dhe vaksinimet duke anashkaluar radhët.

Ai tha se në këtë fazë më të rëndë dhe me kapacitete të rënduara shëndetësore, Këshilli i Sigurisë ka kërkuar që të gjitha resurset të jenë në dispozicion që qytetarët të marrin shërbimet dhe trajtimet e nevojshme shëndetësore.
“Jemi siguruar nga ministri i shëndetësisë se janë në dispozicion dhe në shërbim të qytetarëve. Imunizimi do të fillojë nga dita e nesërme dhe kam kërkuar që operacioni i vaksinimit të zhvillohet në përputhje më të gjitha rregullat dhe planifikimet. Fotografitë nga Serbia nuk guxojnë të përsëriten. Ne faleminderojmë Serbinë, por kjo është një turp për shtetin tonë. Kjo nuk duhet të ndodhë”, theksoi Pendarovski, duke i bërë thirrje edhe institucioneve shëndetësore private të shohin mundësinë të heqin dorë nga përfitimet e tyre dhe të jenë në shërbim të qytetarëve dhe personeli i tyre të jetë në shërbim të institucioneve shëndetësore shtetërore. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey