Pendarovski u bën thirrje spitaleve private të heqin dorë nga përfitimet dhe të ndihmojnë pacientët me COVID-19

Pas takimit të Këshillit të Sigurimit, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, deklaroi se procesi i vaksinimit nuk duhet të ndërpritet derisa të imunizohen të gjithë.

Ai u bëri thirrje institucioneve shëndetësore private të heqin dorë nga përfitimet dhe të ndihmojnë të sëmurët me Covid.

“Në kohë pandemie kolektive, ne nuk duhet të përdorim tragjedinë për përfitime personale” tha ai. Sipas Pendarovskit, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se deri më tani asnjë i sëmurë nuk ka mbetur dhe nuk do mbetet pa ndihmë mjeksore, shkruan
“Ajo që ndodhi në Serbi, ato fotografi, është një turp,” tha Pendarovski dhe falënderoi fqinjin verior.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey