Pendarovski: Unë jam i pari për ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve, kjo nuk destabilizon vendin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi mbrëmë se ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në të nuk është e tmerrshme dhe nuk do ta destabilizojë vendin.

Por ai tha se nga informacioent që ka nuk është siguruar shumica e nevojshme parlamentare në Kuvend për të bërë ato ndryshime.

“Unë jam i pari për ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve, sepse nuk mendoj se është e tmerrshme dhe se do të destabilizojë Maqedoninë. Përveç maqedonasve kemi edhe pjesë të tjera të kombeve. Mirëpo, nëse nuk i kemi 80 deputetë të nevojshëm, si do t’i marrim”, tha Pendarovski në emisionin “24 Analiza” në TV24.

Sipas Pendarovskit, nga informacionet që ka në këtë moment maksimumi janë 74 deputetë në të gjitha kombinimet, qofshin në pushtet apo në opozitë, që do të votonin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Ai përmendi një sërë vizitash të përfaqësuesve ndërkombëtarë të vendit, duke përfshirë, siç bëri të ditur, vizitën e presidentit gjerman Frank W..

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi mbrëmë se ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në të nuk është e tmerrshme dhe nuk do ta destabilizojë vendin.

Por ai tha se nga informacioent që ka nuk është siguruar shumica e nevojshme parlamentare në Kuvend për të bërë ato ndryshime.

“Unë jam i pari për ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve, sepse nuk mendoj se është e tmerrshme dhe se do të destabilizojë Maqedoninë. Përveç maqedonasve kemi edhe pjesë të tjera të kombeve. Mirëpo, nëse nuk i kemi 80 deputetë të nevojshëm, si do t’i marrim”, tha Pendarovski në emisionin “24 Analiza” në TV24.

Sipas Pendarovskit, nga informacionet që ka në këtë moment maksimumi janë 74 deputetë në të gjitha kombinimet, qofshin në pushtet apo në opozitë, që do të votonin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Ai përmendi një sërë vizitash të përfaqësuesve ndërkombëtarë të vendit, duke përfshirë, siç bëri të ditur, vizitën e presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier në vend më 29 nëntor, gjatë së cilës ai do t’i drejtohet Kuvendit. (INA)

Loading...