Pensionohen 870 policë, Spasovski: Prandaj hapëm konkursin

Kreu i Policisë në Maqedoninë e Verit, Oliver Spasovski tha se nuk do të shfrytëzohen mjete finanaciare shtesë me pranimin e 600 policëve të ri, përcjell TV21. Spasovski theksoi janë hapur vende të reja pune pranë MPB-së, për shkak se brenda vitit do të pensionohen rreth 870 persona.

“Këtë vit pensionohen rreth 870 persona nga Ministria e Punëve të Brendshme, kurse ne punësojmë 600 persona. Kjo është vetëm për krahasim, ta dini se nuk janë mjete shtesë që ne i kërkojmë në buxhet, por janë mjete që janë në dispozicion të MPB-së, punësojmë”, tha mes tjerash Spasovski duke shtuar se edhe në kohë krize ekonomike, siguria është shumë e rëndësishme për shtetin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey