Për 24 orë 81 pacient të ri pranohen në Kovid Qendrat në Shkup

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 81 pacientë të ri, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Ndërkohë gjithsejtë 698 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po kurohen në repartet infektive në kryeqendër. Ndërsa në klinikën interne dhe kirurgjike janë pranuar 40 pacient. Në Kovid-Qendrën “8 Shtatori”, ka pasur 16 pranime të pacientëve ndërsa 6 të tjerë janë pranuar në Klinikën infektive. Në Kozle janë pranuar 3 pacientë, ndërsa 12 pacientë janë pranuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë lëshuar në shtëpi 58 pacientë të shëruar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey