Për dy ditë janë regjistruar 136.773 persona

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se brenda dy ditëve janë regjistruar gjithsej 136.773 persona, 41.478 amvisëri dhe 59.953 banesa, transmeton Alsat.

Ndërkaq nga diaspora deri më tani janë vaksinuar 191.890 persona. Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur të dielën ndërsa do të realizohet deri më 30 shtator.

Deri me 30 shtator do të mund të regjistrohet online edhe diaspora, ndërkaq qytetarët nga diaspora që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online,do të mund të regjistrohen edhe nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, persona që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey