Për dy javë, në Kosovë numri i vdekjeve nga Covid është rritur për 40%, Naser Ramadani jep alarmin

Drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani ka njoftuar se në dy javët e fundit ka pasur rritje të rasteve të reja dhe të vdekjeve nga koronavirusi

Ai tha se gjatë dy javëve të fundit ka pasur rritje të rasteve të reja pre 27.6%, teksa numri i vdekjeve poashtu është rritur për 40%.

“Në javët e fundit ka pasur një rritje të rasteve prej 27.6% duke përfshirë edhe të dhënat e sotshme. 619 raste mesatare në ditë krahasuar me dy javët e kaluara. Ku numri mesatar ka qenë 548 raste. Gjatë këtyre dy javëve kemi regjistruar 110 raste të vdekura apo me një mesatare prej 8 të vdekurve. Ka një rritje prej 40% krahasuar me dy javët e kaluara”, ka thënë Ramadani.

Më tutje ai dha detaje edhe për grup moshat më të prekura nga virusi.

“Në javët e fundit janë shënuar 4 mije 511 raste. Grupmosha më e prekur është 30-39 vjet me 19.3%. grupmoshat e tjera janë prej 0.9 vjet, 1.66%, 10-19, 6.18%, 20-29, 15.13%, 70-79, 17.66%…”, ka thënë më tutje ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey