Për dy javë në Shuto Orizare do të ketë mjek dhe gjinekolog amë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret për dy javë banorët e Shuto Orizares të kenë mjek amë dhe gjinekolog amë.

Siç tha sot Filipçe, në Shuto Orizare do të ketë poliklinikë me ekipe mjekësh dhe infermierësh, ndërsa ka aplikuar një institucion shëndetësor privat.

Ai shfaqi falënderim që përfundimisht është gjetur zgjidhje për, përmendi, një problem kaq serioz.

“Përfundoi procedura për furnizimin e pajisjes për ordinancën gjinekologjike, doktori pati afat të caktuar të lajmërojë se do ta braktisë vendin e punës në njërin prej spitaleve private, pasi është nga fundi me procedurën administrative për regjistrimin e ambulancës gjinekologjike. Këtë javë ose për dy javë do të përfundojë edhe procedura për qira nga poliklinika e kësaj ordinance e cila është pjesë e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup dhe besoj se, praktikisht, njëherësh për qytetarët e kësaj pjese të qytetit do të kenë çështje të zgjidhur definitivisht – mjek amë dhe gjinekolog amë. Ne jemi këtu, do të ndihmojmë gjithçka duhet që të përshpejtohen procedurat. Besoj se do të jetë shpejtë”, theksoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pasi kumtoi se vaksinimi në sallën “Boris Trajkovski” është duke u zhvilluar sipas rendit më të mirë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey