Për herë të parë rrëfehet Genta, ja si e njohu të dashurin turk

Luana me fustan të kuq lëkure në emisionin e parë, por nuk do ta besoni sa ka kushtuar ai

Genta rrëfen se si e njohu Huseyin: Erdhi në Kosovë për të bërë film për Adem Jasharin, aty filloi gjithçka.

Genta i tregoi të gjitha për lidhjen me turkun.

Këngëtarja Genta Ismajli dhe partneri i saj, Huseyin Usta festojnë përvjetorin e parë të lidhjes së dashurisë.

Me këtë rast, dyshja kanë realizuar një set fotografik, në të cilin të dy shfaqen të lumtur dhe të dashuruar pranë njëri-tjetrit.

Genta ka dhënë një intervistë për revistën “Who”, ku tregoi detaje rreth lidhjes së tyre të dashurisë, që nga takimi i parë e deri tani kur festojnë njëvjetorin e lidhjes.

Këngëtarja tregoi se si u njoh me Ustën, teksa deklaron “E solli puna e tij. Kishte për të bërë një film për Kosovën, për Adem Jasharin. Ne kishim mik të përbashkët producentin e filmit dhe unë isha me të, Ustës i duhej të takohej për punën dhe kështu filloi”.

Po ashtu, Genta e la të hapur mundësinë se dyshja mund të martohen vitin e ardhshëm.

“E bisedojmë shpesh pjesën e martesës. Do kisha deshirë të realizohej në datën 25 shtator, ditëlindjen e tij, pasi në atë datë nisi gjithçka. Megjithatë unë ende po pres propozimin e Ustës, ndoshta vitin e ardhshëm kemi dasmë”, shtoi Genta.

Luana me fustan të kuq lëkure në emisionin e parë, por nuk do ta besoni sa ka kushtuar ai

Artistja ka treguar edhe vështirësitë që kishin në komunikim gjatë fillimit të lidhjes, ku tha se flisnin me ‘google translate’, derisa mësuan ngapak nga gjuha e njëri-tjetrit.

Luana me fustan të kuq lëkure në emisionin e parë, por nuk do ta besoni sa ka kushtuar ai

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey