Për një ditë janë aplikuar mbi 14 mijë vaksina kundër koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 14.554 qytetarë, 10.688 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 685.775 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.193.218 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 507.443 qytetarë.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon format e rënda të sëmundjes, zvogëlon mundësitë për infektim”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey