Për një ditë në Shkup u morën dy buste, një tjetër u dëmtua

Në disa lokacione të ndryshme në Shkup, janë vjedhur dy buste, ndërkohë busti i figurës së Koço Racinit u dëmtua. Policia sqaroi se po merren masa për zbardhjen e rasteve. transmeton Portalb.mk. “Më 12.05.2025 në orën 09.30 në SPB Shkup, nga NP “Parqe dhe Gjelbërim” është denoncuar se në Parkun e qytetit,  pranë barakave të […]

maj 13, 2025 - 20:00
 0  4
Për një ditë në Shkup u morën dy buste, një tjetër u dëmtua
Kalaja e Shkupit. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në disa lokacione të ndryshme në Shkup, janë vjedhur dy buste, ndërkohë busti i figurës së Koço Racinit u dëmtua. Policia sqaroi se po merren masa për zbardhjen e rasteve. transmeton Portalb.mk.

“Më 12.05.2025 në orën 09.30 në SPB Shkup, nga NP “Parqe dhe Gjelbërim” është denoncuar se në Parkun e qytetit,  pranë barakave të Qytetit të Shkupit, është marrë monumenti i Kërste Petkov Misirkov, kurse është dëmtuar busti përkujtimor i Koço Racinit”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia sqaroi që në mesditë, shkolla “Gjorgjija Pulevski” nga Aerodromi ka raportuar se në oborrin e kësaj shkolle është marrë busti i Gjorgjija Pulevskit.