Për pesë ditë, 42 të vdekur nga koronavirusi

Javë e zezë në Kosovë.

Koronavirusi ka marrë jetën e 42 personave të cilët u prekën nga virusi në fjalë për pesë ditët e javës së tretë të muajit mars në Kosovë.

E hëna është shënuar si dita me më së shumti vdekje nga Covid-19 (13), ku njëri nga të vdekurit ishte 45-vjeçar. Kështu u bë e ditur nga raporti ditor i IKSHPK’së lidhur me rastet e virusit korona.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç)”, u tha në raportin e së hënës.

Ndërkaq, vetëm sot vdiqën 8 persona si pasojë e humbjes së betejës me koronavirusin.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç)”, u tha në raportin e sotëm.

Që prej fillimit të pandemisë e deri më tani, kanë vdekur 1.774 persona prej Covid-19.

Numri total i rasteve aktive është 11.812.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey