Per shkak të korrupcionit dhe vjedhjes masive:

Elmi Aziri

Rrugë të ngushta, pa driçim, pa trotuare, na i vrasin fëmijët në komunikacion;

Shkolla në kontajnera,nga 50 nxënës në klasë,pa biblioteka, pa salla leximi, pa laboratore, pa salla sportive;
Pa çerdhe, pa kënde lojrash, pa terene sportive, alternativë për fëmijët rruga;
Spitale pa pajisje, na vdesin njerzit; nuk ka përgjegjësi, me rëndësi të pasurohen të fortit e partive;
Pacientët i paguajnë nga xhepi i tyre barnat, infuzionet dhe nevojat tjera;
Vdesin 16 udhëtarë në fatkeqësi komunikacioni (autobus) askush nuk mbanë përgjegjësi;

Mungesë infrastrukture, bjen shi, ndodhë vërshim, vdesin 26 persona (Hasanbeg) askush nuk mbanë përgjegjësi, prap nuk rregullohet kanali kryesor;
Korrupcioni ndërton sistem vrastar!
Të gjithë ne jemi viktimë e korrupcionit, vjedhjes, pasurimit të individëve!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey