Përballje e ashpër mes Rron Gjinovcit dhe Nol Nushi

Emërimi i Rron Gjinovcit: Analisti dhe Nol Nushi i PSD’së përplasen ashpër në komente.

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, përmes një shkrimi ka thënë se analisti Rron Gjinovci qenka emëruar në komisionin e Kurtit. E pasi Nushi e quajti Gjinovcin “mjelës profesional të pushtetit”, ky i fundit zgjodhi t’ia kthejë Nushit në koment.

Nushi tha se pas gruas së gazetarit Xhevdet Pozhari që u emërua në Universitetin e Pejës, analisti tjetër, Rron Gjinovci, në komisionin e Kurtit do të jetë koleg me nipin e Besnik Bislimit.

E Gjinovci i komentoi Nushit duke e quajtur debill dhe se është gabim.

“Debill, e ki gabim, si cdo gje tjeter kuptohet. Sjom ne komision me te, por kam qene pjese e komisionit vlerësues”, ka shkruar Gjinovci.

Përveç Nushit, Gjinovci vazhdoi polemikën në komente edhe me tjerë komentues të cilët i thoshin se Gjinovci duhet ta kryejë fakultetin.

E Nushi ia ktheu duke i thënë se Gjinovci mbetet vegël e Kurtit pavarësisht pozicionit.

“Fakti qe e paske vleresu nipin e Bisles, e rendon akuzen. Ku ka debill me te madh se njeri qe ja vlereson nipin dajes qe nuk e ka pa qe 50 vjet. Pavaresisht pozicionit, ti mbetesh vegel e Kurtit”.

Gjinovci ftoi Nushi në një debat televiziv, madje i tha ta marrë edhe dikon të PDK’së.

“Ty dhe partinë amë tanden PDK-në (dmth patjetër edhe dikush nga PDK) ju mirëpres në cilindo emision, madje edhe në RTK po deshët, me u përballë”.

Nushi tha se Gjinovci më parë nuk kishte ardhë në debat duke u arsyetuar se është i zënë me ditëlindje e festa.

“A ke naj rast qe skemi dale a? Se ti i ke disa raste, bile u arsyetojshe me ditelindje dhe festa per marrje te patentshoferit”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey