Përballje interesante në ligat kryesore në Evropë

Shumë përballje interesante pritet që të zhvillohen gjatë ditës së sotme (e shtunë) në top-ligat evropiane, shkruan Zeri.info.

Përveç ndeshjeve tjera në Premier Ligë, sot veçojmë përballjen mes Arsenalit e Southamptonit të Armando Brojës, si dhe Norwich Cityt të Milot Rashicës e Manchester Unitedit.

Venezia – Juventus dhe Udinese – Milan janë ndeshjet me më vëmendje në Serie A për sot.

Në La Liga krahas tri ndeshjeve tjera, Levante e Enis Bardhit dhe Shkodran Mustafit luan në udhëtim te Espanyoli i Keidi Bares.

Gjashtë ndeshje janë në program për sot në Bundesligë, ku skuadra lidere dhe kampioni në fuqi, Bayern Munichi, pret Mainzin.

Në Ligue 1 do të zhvillohen dy ndeshje. Te Reimsi shkaku i lëndimt nuk paraqitet Arbër Zeneli, kurse Valon Berisha do të mungojë sonte shkaku i suspendimit.

Ndeshjet që zhvillohen sot në ligat kryesore në Evropë:



LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey