Përçarjen shqiptarëve ua mësuan partitë politike

Urim Saliu

Përçarjen shqiptarëve ua mësuan partitë politike.Ata janë sot copa të arnuara që po luftojnë të mbijetojnë politikisht .Edhe kur bashkohen ndonjëherë ata duan ti bëjnë kurthin njëra-tjetrës sepse lufta politike këtu bëhet kush cilin ta heqë nga skena politike që të mbetet vetë .

Ata nuk bashkohen kur duhet, por kur shohin debaklin e tyre .Nuk është se mund ta shënjestrosh njërin dhe ti drejtosh gishtin sepse gjithë njësoj mbeten duke lënë prej deceniesh të qeverisë dhe vallëzojë vetëm një parti që po i poshtërron në zgjedhje .
Pastaj, kur nuk e mposhtin BDI-në kthehen te propaganda e tyre ta shohin fajin gjetkë .Fajtorë janë mediat,gazetarët vetëm sa nuk e thonë që është edhe populli .Por populli ka gjithmonë të drejtë .

Derisa vazhdon ky mentalitet politik ,s’ka fitore .Nuk ka sepse nuk ka as grimcë morali politik .Nuk ka përgjegjësi politike. Gjithmonë do ketë arsye për fajtorin por liderët e shohin veten të shpërlarë .Ata duhet me patjetër të vazhdojnë duke mbajtur peng cdo gjë.Madje ata po i torturojnë edhe vetë mbështetësit e tyre që vërtetë kanë të drejtë të jenë të dëshpëruar edhe me fatin e tyre.Sepse kur zgjedhjet të mbarojnë , horizontet për politikanët hapen, por mbyllen për njerëzit e gjorë që po i shkatërron edhe pushteti, edhe opozita.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey