Përdorimi i shqipes nuk paraqet shkelje të Kushtetutës

Ejup Berisha

Nëse Kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi e ka shkelur Kushtetutën duke mbajtur fjalim edhe në gjuhën shqipe në një forum ndërkombëtar të mbjtur para pak ditëve ku kanë marrë pjesë edhe kolegë të tij të Parlamenteve të shteteve tjera pjesmarrëse nga rajoni dhe nga vendet e BE-së, atëher si të vlersohet reagimi i përfaqsuesve të Partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE lidhur me këtë veprim të Z. Xhaferi. Pra ky veprim i tyre do të duhet të cilësohet jo vetëm si absurd por edhe si veprim hipokrizik i përfaqsuesve të një partie opozitare e cila duhet ta kritikoj punën e përfaqsuesve të Partive në pushtet jo kur këta e respektojnë kushtetutën por kur ata e shkelin aktin më të lartë politiko-juridik të shtetit.

Përdorimi i gjuhës shqipe jo vetëmse në komunikim të brendshëm por edhe në atë rajonal dhe ndërkombëtar nuk është veprim jo-kushtetues por është veprim konform kushtetutës së vendit por edhe në përputhje me disponimin dhe nevojat e atyre që e përfaqsojnë zyrtarisht shtetin në rastin konkret Republikën e Maqedonisë së Veriut në takime dhe forume rajonale dhe ndërkombëtare siç e ka bërë para disa ditësh një gjë të tillë Kryeparlamentari Talat Xhaferi . Kjo është kështu nëse lidhur me veprimin e Kryeparlamentarit të RMV-së gjykojnë, analizojnë dhe sjellin përfundime konkrete juristët e jo përfaqsuesit politik të cilët japin vlersime kryesisht politike të bazuara në bërjen e politikës ditore.

E në rastin konkret kundërshtimin e përdorimit të gjuhës shqipe për motive kryesisht të politikës ditore po e bën Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e cila në luftën e saj për pushtet pretendon të merr edhe vota të pjestarëve të bashkësisë etnike shqiptare. E si dëshiron ky subjekt politik tua merr votat shqiptarëve këtu në RMV duke ua mohuar atyre të drejtën për ta folur gjuhën e tyre amtare pra në rastin konkret gjuhën shqipe. Nuk i kuptoj vërtetë nuk i kuptoj përfaqsusesit e VMRO-DPMNE-së se pse sillen kështu me pjestarët e bashkësisë etnike shqiptare dhe atë me injorim dhe nënçmim të skajshëm të gjuhës i cila është element shumë i rëndësishëm dhe themelor identirar i një popullate që jeton në teritorin e RMV-së.

Në fjalimin e Kryepralamentarit Talat Xhaferi atje në ngjarjen në fjalë duhet të dëgjohet dhe të analizohet përmbajtja dhe esenca e fjalimit të tij e jo gjuha e përdorur në të. Përdorimi i gjuhës shqipe nga ana e Z. Xhaferi momentalisht Kryeparlamentar i Republikës së Maqedonisë së Veriut është akt kushtetues dhe ligjor pasiqë përdorimin e gjuhës shqipe këtu te ne e lejon dhe e garanton paraprakisht Perendia e më pas edhe aktet më të larta dhe të rëndësishme normative juridike të këtij shteti si Kushtetuta dhe ligjet egzistuese. Prandaj në vend që përfaqsuesit e VMRO-DPMNE-së të humbin kohë kot duke paraqitur interpelanca në Kuvend lidhur me fjalimin e Z.Talat Xhaferi në forumin në fjalë në gjuhën shqipe VMRO-DPMNE duhet të propozoj deklarata e rezoluta por edhe akte të tjera normativo- juridike në Kuvend me të cilat do të përparohet, thellohet si dhe do të shtohet hapsira e përdorimit të gjuhës shqipe jo vetëmse në komunikim të brendshëm këtu te ne por edhe në atë rajonal dhe në komunikim ndërkombëtar.

Ky do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm nga ana e tyre për respektim të rendit kushtetues dhe juridik të vendit tonë e jo për çdo veprim që nuk paraqet shkelje të kushtetutës dhe të ligjeve të njëjtët të kërkojnë përgjegjsi nga ana e bartësve të funkcioneve më të larta shtetërore në rastin konkret ndaj Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, pasiqë ky ka folur në një forum ndërkombëtar edhe në gjuhën shqipe, të njëjtët të tentojnë me çdo kusht që të përcaktohet përgjegjsi penalo juridike ndaj tij.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey