Përfaqësimi i shqiptarëve në administratë 17 për qind, duhen edhe 10 mijë punësime për t’u bë 25 për qind

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik në vitin 2020 ka qenë 131.183 persona, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Prej tyre, 23.269 janë shqiptarë, që procentualisht i vjen 17.7 për qind. Kjo tregon se shqiptarët janë ende larg përfaqësimit adekuat prej 25 për qindëve në administratën shtetërore (sa janë zyrtarisht sipas regjistrimit të vitit 2002).

Respektivisht, për të arritur përfaqësimin adekuat mungojnë edhe 8 për qind, respektivisht 9.500 deri 10. 500 punësime të reja.
Situata mund të jetë shumë më e keqe nëse marrim parasysh se në numrin e të punësuarve në administratë, me vendim të qeverisë së kaluar nuk përfshihen të punësuarit në ndërmarrjet publike edhe pse edhe ato janë në pronë shtetërore. Në këto ndërmarrje, ku rrogat janë mjaft më të larta se në institucionet tjera, përfaqësimi i shqiptarëve është shumë më i ulët se në pjesën tjetër të administratës, transmeton gazeta Lajm.

Poashtu dyshime mbi përqindjen e saktë të shqiptarëve në administratë hedh edhe trendi i viteve të fundit, ku në vend të shqiptarëve punësohen maqedonas, që deklarohen shqiptarë vetëm sa për të marrë vendimin e punës.
Nga ana tjetër, punësimi i shqiptarëve ka kohë që ka rënë nën hije, sepse kohën e fundit (qëllimisht ose jo), po sajohet problemi i sistemimit të adminisratorëve shqiptarë të punësuar prej më herët. Edhe pse sistemimi nuk është punësim, kjo po na paraqitet si diçka më e madhe se punësimi.
Sa i përket grupmoshave, 1.102 punonjës të sektorit publik janë mbi 64 vjeç, në krahasim me 2.112 punonjësve administrativë që janë të moshës 18 deri 25 vjeç. Mosha mesatare e punonjësve të sektorit publik është 46 vjeç, por shumica janë ata të moshës nga 46 deri në 55 vjeç.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët etnikë janë më të përfaqësuar te Avokati i Popullit me 36,4%, në Ministri janë të përfaqësuar me 36.1% dhe në Sekretariatin e Qeverisë me 29.1%, ndërsa më së paku janë të përfaqësuar në Gjykatën Kushtetuese me 0%.
Pjesëtarët e bashkësisë etnike rome janë më të përfaqësuar në Ministrinë e Sistemit Politik me 4,4%, në Ministrinë e Drejtësisë me 2,2%, në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale me 2,8% ndërsa turqit janë më të përfaqësuar në Ministrinë e Sistemit Politik me 6,9% dhe në Ministrinë e Ekonomisë me pothuajse 4%. Një shpërndarje e ndryshme e forcave sipas “çelësit etnik” ekziston edhe në Agjencitë, kështu që shqiptarët etnikë përbëjnë pothuajse 44% të të punësuarve në Agjencinë e Rezervave të Detyrueshme të Naftës, në Entin Shtetëror të Pronës Industriale dhe në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar me pothuajse 41%, ndërsa në Avokaturën e Shtetit me 28%. Romët, turqit dhe serbët etnikë nuk janë fare të pranishëm në disa agjenci si në Agjencinë e Emigracionit, Agjencinë për Cilësinë dhe Akreditimin e Institucioneve Shëndetësore, Agjencinë për Mbështetjen e Ndërmarrësisë, Agjencinë për Investime të Huaja, Agjencinë e Filmit, Këshillin e Inspektimit…

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey