Përfundon finalja e parë e NBA, rikthim i çmendur në çerekun e katërt: Warriors 108-120 Celtics

Sapo është mbyllur ndeshja e parë finale mes Warriors dhe Celtics në San Francisco, me fitoren e ekipit mysafir pas një performance masive në 12 minutëshin e fundit të ndeshjes, shkruan Gazeta Metro.

Finalja e parë nuk dështoi të na dhuronte spektakël me të dy ekipet që luftuan ashpër me njëra-tjetrën deri në fund, në një sfidë që më tepër i ngjante një gare se kush po shënon më shumë treshe.

Çereku i parë ishte historik për Steph Curry i cili u bë lojtari i parë që nga legjenda Michael Jordan që shënon 21 pikë në një çerek. Warriors shkuan në çerekun e dytë me 4 pikë avantazh.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey