Përgjakja e GOSTIVARIT

Eugen Shehu

Më 27.janar.1997 u ngrit flamuri para godinës së Komunës së Gostivarit.Ky vendim zgjoi egërsinë shoveniste sllavomaqedonase me çrast u aktivizua dhe vetë Gjykata Kushtetuese e asaj ngrehine ish jugosllave, e cila më 21.maj.1997,deklaroi se “ky akt cenoka sovranitetin e shtetit”,duke urdhëruar heqjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Më 8.korrik.të vitit 1997 në orët e vona të natës,Kuvendi i ish RJ Maqedonisë,kishte miratuar ligjin përmes së cilit lejohej zyrtarisht përdorimi i kufizuar i flamujve të nacionaliteteve në evente private dhe kulturore.
Atë natë në paralele,me një vendim të ish kryeminstrit shovenist Branko Cërvenkovski,forca të shumta policore sllavomaqedonase të ndihmuara edhe nga ata serbe (ardhur enkas),kishin rrethuar gjithandej perimetrin e shtrirjes së Qytetit,dhe në orët e pasmesnatës 1.30h,dhunshëm hoqën Flamurin që ishte ngritur para godinës së Komunës.
Më datë 9.korrik.1997 rinia patriotike dhe atdhetare e Gostivarit që kishin shoqëruar Kryetarin e Gostivarit dhe manifestimin protestues në sheshin e qytetit,do të “kidnapoheshin” në mënyrë kriminale duke i identifikuar më parë se “bartnin këmisha të zeza” rreth 30 vetë,pas kësaj në orët e ditës forcat e shumta policore të forcave speciale iu vërsulën gjith qytetit,duke masakruar kë të gjenin rrugës madje duke u hyrë në obore dhe në shtëpi private.

Përgjakja e qytetit të Gostivarit mbetet në historinë më kriminale të një qeveria shoveniste që derdhte urrejtjen dhe mllefin më të uryer ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve jo sllavomaqedonas të
qytetit.

Të gjith të burgosurit e asaj nate rreth 30 vetë,ishin dhunuar,malltretuar në mënyra më barbare e çnjerzore,dhe në fund duke i hedhur nëpër përoje e fusha nëpër fshatra e qytete tjera,të alivanosur e pa vetëdije.

Në atë kohë u arrestua dhe Kryetari i Komunës së Gostivarit z.Rufi Osmani dhe Kryetari Këshillit Komunal z.Refik Dauti. Ndërsa në Tetovë z.Alajdin Demiri Kryetar i Komunës dhe z.Vebi Bexheti,Kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës.

Kjo ngjarje të përmasve kriminale të kohës duhet të grishë dhe ndërgjegjen e presidentit të sotëm të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për kërkimfalje ndaj popullatës shqiptare si të Gostivarit ashtu dhe të Tetovës,Bit Pazarit dhe LLadorishtit.
Sidoqoftë disa mundën të riaktivizohen në rradhët e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare me kontributet e tyre.

Megjithatë 9.korriku.i vitit 1997 u shoqërua me tre dëshmorë dhe me dhjetra mijëra qytetare që vuajtën dhe vuajnë pasojat e asaj masakre shtetërore të sih republikës jugosllave të maqedonisë.
Kujtesa të grish mos gabosh.
Eugen Shehu

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey