Perla braziliane kualifikon Juven, Bayern ia del në fund

Sharing is caring!


Juventusi ia ka dalë të kualifikohet në minutën e tretë shtesë kundër Lokomotiv Moscow. Dueli i zhvilluar në Rusi po shkonte drejt barazimit, por Douglas Costa nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit.

Aksion fantastik i brazilianit, kombinim me Higuain dhe super finalizim me gol kualifikimi. Ramsey i kishte dhuruar avantazhin bardhezinjve në minutën e katërt, ndërsa Miranchuk kishte barazuar për vendasit tetë minuta më vonë. Kjo fitore e dërgon Juventusin në kuotën e 10 pikëve, ndërsa rusët shpresojnë të frenohet Atletico në Gjermani përballë Bayer Leverkusen.

Bayern Muinchen vuajti për të fituar përballë Olympiacos. Miqtë rezistuan deri në minutën e 69-të, moment kur Lewandovski kaloi përpara vendasit. Në fund pati festë edhe për Ivan Perisic, i cili nuk gaboi nga afër portës dhe vulosi fitoren 2-0.

Debutim i suksesshëm i trajnerit të përkohshëm, Hans-Dieter Flick, teksa Bayerni arrin fitoren e katërt në po kaq ndeshje. Grekët mbyllin renditjen me vetëm një pikë.

Sharing is caring!

Loading...
shares