Përmbaruesit kanë bllokuar mbi 221 mijë llogari bankare

Gjatë gjashtëmujorit të këtij viti janë bllokuar 221.365 mijë llogari bankare, prej të cilave 185.151 janë llogari bankare të qytetarëve, njoftoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Bllokimi ka rritje në krahasim me vitin e kaluar dhe se përmbaruesit kanë vepruar me kërkesat e bankave, kompanive, por edhe institucioneve, sidomos për borxhe që i bëjnë qytetarët, përcjell INA.

Ky problem është ngritur edhe në nivel të qeverisë, por edhe në negociatave të fundit për zgjerimin e maxhorancës, ku është kërkuar ridefinimi i Ligjit për përmbarues, për të zgjidhur dhe lehtësuar nevojat e qytetarëve.

Gjatë vitit 2020 ka pasur bllokime masive të llogarive nga ana e përmbaruesve, ashtu që janë paguar borxhe me vlerë mbi 123 milionë euro. Nga këto miliona, shumica janë paguar nga kompanitë, ndërsa 25 milionë euro janë nga xhepat e qytetarëve. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey