Përplaset për vdekje këmbësori, po kalonte autostradën nga njëra anë në tjetrën

Një person ka gjetur vdekjen në autostradën Tiranë- Durrës, në vendin e quajtur “Marikaj”. Një këmbësor ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur për vdekje nga furgoni tip “Benz” me drejtues shtetasin F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe çertifikatë të aftësisë profesionale.

Drejtuesi i fugonit tip “Benz” shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey