Përplasja Arnautoviq – Alioski, flet kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Sejdini

Gjatë ndeshjes së djeshme midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë ndodhi një provokim i rëndë ndaj futbollistit shqiptar Ezgjan Alioski nga futbollisti i reprezentacionit austriak, Marko Arnautoviq.
Në video pamjet e publikuara nga shumë media, shihet se Arnautoviq pas golit të tretë të shënuar u është drejtuar me disa fjalë të rënda futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Alioski, dhe ku mediat serbe thanë se ai e kishte sharë atë me nanë e në baza kombëtare, e raciste.

Lidhur me këtë rast në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Televizionin kosovar, “Kanal10”, është prononcuar edhe numri një i futbollit në vend, Muhamed Sejdini, i cili tha se nëse ka ndonjë ofendim në bazë nacionale, atëherë UEFA gjithsesi se do të reagojë.

“Nëse ka ndonjë fyerje në bazë nacionale, gjithsesi që UEFA do të marrë edhe masa” – u shpreh Presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen e dytë në kuadër të “Euro 2020” do ta zhvillojë me 17 qershor kundër Ukrainës, kombëtare kjo që mbrëmë në një ndeshje mjaft interesante u mund nga Holanda me rezultatin 3:2.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey