Përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së – A ka filluar apo s’ka filluar skriningu?

Opozita maqedonase vazhdon të këmbëngulë se nuk mund të konsiderohet se ka filluar procesi i skriningut, derisa në çdo hap vendi do të kushtëzohet për ndryshim të historisë dhe kulturës, shkruan Alsat.

Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE thekson se me veprimet e përfaqësuesve të kësaj qeverie përfundojnë të gjitha shpresat që vendi të fillojë negociatat me identitet dhe gjuhë maqedonase.

“Unë nuk jam e informuar nëse ka filluar çfarëdolloj procesi përveç fotografimit të turpshëm dje, ku mund t’i shihnit fytyrat e trembura dhe të zverdhura të atyre që vlerësojnë se kanë bërë ndonjë akt të mirë. Përkundrazi, asgjë nuk do të fillojë, por mendoj se këtu përfundojnë të gjitha shpresat se ndonjëherë Maqedonia si Maqedoni, me popull gjuhë dhe identitet maqedonas mund të fillojë çfarëdolloj negociate. Do të jemi të kushtëzuar në çdo hap, me kërkesa për ndryshim të historisë, kulturës, librave të arsimit dhe kështu me radhë….”, tha Dafina Stojanoska nga VMRO.

Lidhja Social Demokrate sqaron se procesi i skriningut ka filluar menjëherë pas përfundimit të konferencës ndërqeveritare dhe hedhin poshtë akuzat e opozitës duke i cilësuar ato si manipulime. Nga kjo parti theksojnë se procesi i skriningut është identik si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë.

“Menjëherë pas përfundimit të konferencës ndërqeveritare, filloi edhe procesi i skriningut që do të jep hapësirë që të kyçen të gjithë dhe të hapet dialog këtu në Kuvend. Procesi i skriningut është identik edhe për ne edhe për Shqipërinë fqinje, me çka bie në ujë edhe një tjetër manipulim i VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit. Në fakt edhe ish deputeti i tyre, Ilija Dimovski dje publikisht pranoi se fillimi i negociatave dhe skriningu ‘de facto’ janë hap përpara”, u shpreh Nenad Kociq nga LSDM./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey