Përplasje në Japoni/ Firmat nuk i lejojnë femrat të mbajnë syze në punë

Sharing is caring!

Mbajtja e syzeve në vendin e punës është kthyer në një temë të nxehtë në Japoni pas njoftimeve se disa firma u kanë kërkuar punonjëseve të tyre që t`i heqin ato gjatë orarit të punës. Mediat lokale thanë se kompanitë në fjalë kishin arsye të ndryshme për këtë veprim.

Firmat që janë të përfshira në dyqanet e shitjes me pakicë shprehen se syzet krijojnë “ një përshtypje të ftohtë” tek klienti. Kjo ka ngjallur diskutime të zjarrta në mediat sociale mbi kodin e veshjes së grave japoneze në vendin e punës. Rrjeti TV Nippon dhe Business Insider ishin ndër të parët që e raportuan këtë ngërç, ndërsa pohuan se kishte dhe arsye të tjera për vendime të tilla siç ishin ato të sigurisë për punonjëset e linjave ajrore.

Ndërkohë, Kumiko Nemoto, profesoreshë sociologjie në Universitetin e Kiotos, tha se njerëzit në Japoni janë thjesht duke reaguar ndaj “politikave të vjetruara”. Sipas saj, arsyet përse gratë nuk duhet të mbajnë syze kanë bazë gjinore dhe janë diskriminuese.

Sharing is caring!

Loading...
shares