Personi i vrarë në Mitrovicë ishte 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një incidenti të rëndë që ndodhi mesditën e sotme.

Si pasojë e një përleshje me armë zjarri edhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur teksa i lënduari mbeti edhe i dyshuari.

“Sot më, 17 prill 2021 rreth orës 11:30, policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Adem Voca’ përkatësisht në Tregun e gjelbër’ në Mitrovicën e Jugut. Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë katër persona civil, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, tre persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.

“Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima V. F., 27 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur, ndërsa dy të plagosurit tjerë vazhdojnë të jenë në tretman mjekësor” thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi të Policisë nga hetimet e zhvilluara deri tani njëri nga të lënduari plagën e ka marrë aksidentalisht si dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Nga hetimet e zhvilluara deri me tani, njeri nga të lënduarit ka marrë plagë aksidentalisht. Ndërsa në vendin e ngjarjes pas ekzaminimeve të kryera, hetuesit policorë si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar një armë (pistoletë), tri (3) gëzhoja dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin”.

“Ndaj te dyshuarit Sh. A., 35 vjeçar, me vendim te prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale: vrasje e rëndë”.

Trupi i pajetë i 27 vjeçarit është dërugar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey