“Përvojë e veçantë”, Hill e kryen dëshminë në Gjykatën Speciale me një replikë me humor me gjykatësin

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill e përfundoi dëshminë e tij në mbrojtje në Gjykatën Speciale, në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith e falënderoi diplomatin amerikan në fund. “Ambasadori Hill, mbaroi dëshmia juaj. Faleminderit

Nëntor 12, 2025 - 16:00
 0
“Përvojë e veçantë”, Hill e kryen dëshminë në Gjykatën Speciale me një replikë me humor me gjykatësin
“Përvojë e veçantë”, Hill e kryen dëshminë në Gjykatën Speciale me një replikë me humor me gjykatësin

“Përvojë e veçantë”, Hill e kryen dëshminë në Gjykatën Speciale me një replikë me humor me gjykatësin

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill e përfundoi dëshminë e tij në mbrojtje në Gjykatën Speciale, në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith e falënderoi diplomatin amerikan në fund.

“Ambasadori Hill, mbaroi dëshmia juaj. Faleminderit që erdhët, faleminderit që ndatë informata që kishit, faleminderit që respektuat rregullat e sallës së gjyqit dhe ju urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, tha ai.

Hill tha se ishte “përvojë e veçantë”.

“Faleminderit. Ishte një përvojë e veçantë, më duhet të them”.

“Po shpresoj që të mos ketë qenë përvojë e keqe”, i tha gjykatësi.

“Kam pasë përvoja më të këqija”, iu përgjigj Hill.