Peshëngritësja shqiptare fituese e medaljes së bronzit në Europianin në Moskë

Peshëngritësja shqiptare Evangjelia Veli ka siguruar medaljen e bronzit në Europianin e shtangës, event që po zhvillohet në Moskë, Rusi. Ajo garoi në peshën 55kg, duke u klasifikuar e treta në stilin e shtytjes. Në këtë stil, në provën e parë, Veli ngriti me sukses 87kg, por në provën e dytë dështoi me 89kg. Këtë peshë ajo e ngriti në provën e tretë, duke siguruar medaljen e bronzit dhe ngriti lart flamurin kuqezi në podium.

Në stolin e shtytjes, paraqitja e Velit ishte më modeste, duke realizuar vetëm një provë, atë të parë, me 105kg. Më pas, ajo tenton dy herë të ngrejë 108kg, por pa sukses. Në total, në dygarësh, Veli u klasifikua po në vendin e tetë, më 194kg në total. Në këtë Europian, për Shqipërinë do të garojnë edhe Briken Calja, Denaiel Godelli, Erkand Qerimaj e Krenar Shorja, që gjithashtu premtojnë medalje.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey