“Peshqit e mëdhenj” po e blejnë lirinë, shqiptarët e montuar po kalben nëpër burgje

Muhmaer Pajaziti

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev vite më parë erdhi në pushtet me parullën “Pa drejtësi nuk ka paqe”. Kjo moto për kohë të shkurtër u shua sikur fluska e sapunit dhe askush nuk dha përgjegjësi.

Tani jemi në vitin 2021, Zaev dhe Ahmeti, pa ju dridhur fare qerpiku sërish premtojnë mrekulli dhe reforma të thella në sistemin e drejtësisë, madje edhe procesin e vetingut si mekanizëm juridik për kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Por kësaj herë, nuk ka ndonjë entuziazëm dhe besim tek qytetarët. Ata e kanë parë me sytë e tyre paradoksin se si po blihet liria nga me miliona euro nga peshqit e mëdhenj në Maqedoni.

Përpos që nuk u lu ftua kr imi politik, nuk u zbardhën e rastet e montuara ndaj shqiptarëve që dënuar me qindra e mijëra burg.
Shteti policor dhe personat që e drejtonin atë për ti kalbur me bu rg shqiptarët, me qëllimin për ta dëmtuar imazhin e tyre si popull nuk u dënuan asnjëherë.

Nuk u zbardhë as vr asja e pesfishtë te Liqeni i Smilkovës, me gjithë se kryeministrit vet kishte pranuar se ka faktet për pafajsinë e shqiptarëve të dënuar për këtë vepër.

Edhe rasti i Kumanovës mbeti një mister dhe nuk u lejuar hetimi ndërkombëtarë.
Nuk u zbardh as rasti i Rexhail Qerimit nga fshati Opajë të Kumanovës, i cili së bashku me shokët e tij nga Shkupi më 30 prill 2010 u dënuan me burgim të përjetshëm.

Dënimet e shqiptarëve mbeten drakonike, lidhur me rolin që kishin Gjykatat e Shkupit, posaçërisht te ata që konsiderohen si raste të montuara. Viktima të këtyre proceseve politike janë qindra ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Për të gjitha këto sot po heshtë Zavi, po heshtin edhe partitë shqiptare në pushtet e opozitë. Po heshtin edhe qytetarët sepse kanë humbur shpresën dhe besimin se një ditë do të bëhet mirë në këtë shtet.

Ky i është Ballkani, një dru i pagdhendur që nuk duron dot transformimin dhe ku politika zhvillohet për qëllime personale dhe jo për të mirën e përgjithshme të shoqërisë.

Shpresat për një jetë në Maqedoni vazhdojnë të vëniten. Qytetarët vazhdojnë të jetojnë me paga minimale derisa sa janë të mbytur nga taksat dhe faturave të kompanive të privatizuara që i rrjepin ata. Mortaja e bardhë e ka kapluar vendin, i cili rrezikon të mbetet pa rini dhe të ardhme. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey