Petkov paralajmëron fillim të ri në marrëdhënit mes Sofjes dhe Shkupit

Vizita e kryeministrit Kiril Petkov do të shënojë fillim të ri në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do t’i prezantojë hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrin dy qeveritë për zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale, kumtoi MPJ e Bullgarisë duke e paralajmëruar vizitën e kryeministrit bullgar në vendin tonë më 18 janar.

“Duhet ta ndryshojmë pikëpamjen tonë për atë se çka do të thotë Republika e Maqedonisë së Veriut të negociojë me BE-në dhe të jetë pjesë e saj në të ardhmen. Le të bisedojmë për të gjitha përfitimet që do t’i kemi ne dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nga ky proces”, citohet në kumtesë deklarata e kryeministrit Petkov.

Sipas MPJ-së së vendit tonë, vizita është planifikuar të realizohet menjëherë pas marrjes së funksionit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Me këtë, dy shtetet dëshmojnë për rëndësinë që ia japin marrëdhënieve të ndërsjellta dhe bashkëpunimit. Në takime pritet të riafirmohen rezultatet e deritanishme dhe përparimin e arritur, si dhe të vendoset komunikim plotësues intensiv në drejtim të tejkalimit të dallimeve për çështje të rëndësishme bilaterale mes dy vendeve”, thekson MPJ.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey