Petkoviq e tepron: Ujmani është pjesë të Serbisë

Petkoviq e konsideron Ujmanin si pjesë të Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur Liqeni e Ujmanit si një pronë të Serbisë.

Ai ka deklaruar se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka një opsesion të fort ndaj gjithçka që është serbe, duke përmendur kishat, manastiret, festat kombëtare, historinë. Ai po ashtu ka përmendur edhe veriun e Kosovës dhe Liqenin e Ujmanit.

“Një raport i tillë është i kuptueshëm – kur nuk e ke tënden, e merr të huajën. Për këtë arsye ai po tenton që opinionit t’i hedh pluhur syve se Ujmani është pronë e të ashtuquajturës Kosovë, dhe se në veri mund të shkoj kur t’i teket”, ka thënë Petkoviq, shkruan B92.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey