Petre e faliminderon Erionin në gjuhën shqipe

Kandidati dhe kryetari actual i komunës së Shkupit, Petre Shilegon ka falënderuar kolegun e tij nga Tiaran, Erion Velijaj për mbështetjen në fushatën zgjedhore, njofton agjencia e lajmeve INA.

Shilegov madje Erionin e ka falënderuar në gjuhën shqipe.

“Faleminderit mikut tim të dashur Erion Veliaj për mbështetjen dhe fjalët e bukura për Shkupin dhe ekipin që punoi për një storje më ndryshe për Shkupin në katër vitet e fundit. Miqësia e sinqertë sjell mundësi të mira dhe fakti që kemi një bashkëpunim të mirë me Erionin jep shpresë se suksesi i të dy metropoleve do të jetë i pashmangshëm. Tirana dhe Shkupi, dy qytete motra, kanë bërë shumë së bashku, dhe kjo më jep shpresë se miqësia e sinqertë do të vazhdojë dhe do të zgjasë për një kohë të gjatë, me një qëllim të vetëm, për të qenë në mesin e kryeqyteteve të BE-së në të ardhmen”, ka shkruar Shilegov. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey