Pfizer për tre muaj fitoi 26 miliardë dollarë

Pfizer njoftoi se ka shitur 26 miliardë dollarë vaksina dhe pilula kundër koronavirusit në tremujorin e parë të këtij viti.

Vaksinimi ka shpëtuar shumë jetë dhe ka lënë shumë me simptoma më të buta të infeksionit.

Të ardhurat prej 26 miliardë dollarësh në tremujorin e parë ishin 77 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Pfizer fitoi 13.2 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave, të cilat i zhvilloi me kompaninë gjermane BioNTech, dhe 1.5 miliardë dollarë nga shitja e pilulave Paxlovid.

Të ardhura të konsiderueshme u gjeneruan edhe nga shitja e produkteve të tjera të nevojshme gjatë pandemisë. Pfizer pritet të ketë shitje rekord prej 98 miliardë deri në 102 miliardë dollarë këtë vit. Kompania farmaceutike pretendon se ua shet vaksinat vendeve më të varfra me çmim më të favorshëm, raporton gazeta “Guardian”. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey